
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të dijë se korrupsioni më i madh po ndodhë me energjin.
Ajo thot se duhet të hetohen të gjithë institucionet nga KEK-u deri të NOA dhe se kushdo që e zbardh këtë skemë do të hyjë në historinë e shtetit si patrioti më i madhë i pasluftës.
“Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Watergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë.
Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa?
Krejt këto kanë çmimin e të ardhmës së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfituesëve, andaj na duhet reagim! “,tha Bajrami.
Ajo shtoj se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit tonë./rtvmalisheva/