Platforma “Liria ka emër” do të mbajë sot konferencë për media, e cila pritet të fillojë në orën 13:30. Ende nuk është bërë i ditur shkasi i kësaj konference, ndërsa platforma njihet për organizimet dhe aktivitetet në mbështetje të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo konferencë vjen në kohën kur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit.
Fjalët përfundimtare janë paraparë të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa gjykata pritet të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë brenda tre muajve, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.




