Deputeti i zgjedhur Artan Behrami ka reaguar ashpër ndaj ligjëratave që zyrtarë të Gjykatës Speciale mbajtën për nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Behrami i konsideron si të papranueshme përmbajtjet e trajtuara, duke pyetur retorikisht nëse UÇK-ja paraqitet si organizatë kriminale apo ka kryer spastrim etnik në Kosovë.
Ai ftoi prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjërata dhe i bëri thirrje institucioneve të arsimit të refuzojnë çdo bashkëpunim me Gjykatën Speciale. Behrami e përshkroi ngjarjen si “firkshme” dhe kritikoi aprovimin e menaxhmentit të shkollës për organizimin e këtyre takimeve.




