Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se mbrëmë vonë i është djegur një bager kompanisë që ishte e angazhuar në rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje.
Peci e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si akt kriminal dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në qytet. Ai theksoi se veprime të tilla nuk do ta ndalin luftën kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit.
Kryetari i komunës u ka bërë thirrje organeve të rendit që të intensifikojnë veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, duke theksuar se “paqja me krimin nuk do të ketë asnjëherë” në Mitrovicë, as në jug e as në veri.




