Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar plotësisht pagesat prej 100 euro për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë përfituar nga masa mbështetëse, të ekzekutuara në disa grupe.
Po ashtu, janë kryer pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe i plotësojnë kriteret për këtë përfitim.
Studentët që nuk kanë përmbushur kushtet janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Për ankesa ose paqartësi, MFPT ka vënë në dispozicion adresat elektronike përkatëse sipas kategorisë së përfitimit.




