
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjidhje në Kuvend pasi partia e parë nuk do të bëjë zgjidhje.
Abdixhiku tha se i takon VV-së të bëjë zgjidhje duke bashkëbiseduar për zgjidhje eventuale.
Ai këtë deklarat e bëri pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit.
I pari i LDK-së ka shtuar se është turp kjo që po ndodh dhe se LDK nuk mund të bëjë magji për të zgjidhur krizën politike.
“Partitë tjera nuk kanë numra, si duket as partia e parë”, tha ai/rtvmalisheva/