Më 29 janar 2026, Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar E.Q., i cili ishte në kërkim pasi kishte një dënim të plotfuqishëm prej 2 vitesh burg për veprën penale të lidhur me narkotikët.
Arrestimi u realizua nga njësitet për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative–hetimore dhe një plani taktiko-operativ. E.Q. është sjellë fillimisht në Stacionin Policor Prizren dhe më pas dërguar në burg për vuajtjen e dënimit për “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.




