Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij.
Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur, momentin e fundit që është parë ka qenë I veshur me farmerka të gjelbërta, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.
Kryetari i fshatit Reshat Selimi, ka thënë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.




