Eugen Cakolli kritikoi sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur rezultate zgjedhore selektive, pra jo për të gjitha subjektet politike.
Ai thekson se ligji kërkon që rezultatet të jenë akt i vetëm për të gjithë, dhe çdo kundërshtim duhet të bazohet në shkelje konkrete ligjore.
Cakolli paralajmëron se kjo praktikë krijon një precedent të rrezikshëm, që mund të shndërrojë procesin zgjedhor në menaxhim politik të rezultateve dhe të minojë besimin në institucionet zgjedhore.




