Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët janë deklaruar me po ose jo lidhur me ofrimin e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë marrë pjesë në votim.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të hedhë votën e tij në këtë proces të votëbesimit, ndonëse kjo e drejtë i takonte. Ai nuk është deklaruar as pro dhe as kundër dorëheqjes së tij në Kuvendin e Punës të LDK-së, i cili po mbahet sot.




