Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të shmangë përgjegjësinë direkte për vendime të rëndësishme, duke lënë që proceset të kryhen nga të tjerët dhe më pas të paraqitet si palë më e përgjegjshme. Ai tha se kjo qasje është përdorur edhe në rastin e certifikimit të rezultateve nga KQZ, ku sipas tij, VV ka llogaritur që institucionet e tjera ta përmbyllin procesin.
Ymeri shtoi se një skenar i ngjashëm mund të tentohet edhe në Kuvend, përmes mosmarrjes pjesë në votim, por vlerësoi se kjo është më e vështirë pasi Vetëvendosje ka shumicën parlamentare dhe nuk mund ta shmangë përgjegjësinë, përndryshe vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.




