Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit për 10 nga 34 kryesuesit e ndaluar, të dyshuar për manipulime gjatë numërimit të votave. Kërkesa është dorëzuar në gjykatë, ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër.
Sot janë intervistuar 43 të dyshuar, prej të cilëve 34 janë ndaluar për 48 orë. Hetimi ka përfshirë kryesues nga Mitrovica Jug, Mitrovica Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.




