Që nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105,671 fëmijë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).
Në vitin 2025 janë regjistruar 27,418 lindje, prej të cilëve 14,135 meshkuj dhe 13,284 femra. Ky numër tregon një rritje krahasuar me vitin 2024, kur lindën 26,549 fëmijë (13,772 meshkuj dhe 12,779 femra).
Viti 2023 kishte shënuar numrin më të ulët të lindjeve, me 25,586 fëmijë (13,229 meshkuj dhe 12,357 femra), ndërsa viti 2022 pati 26,118 lindje (13,317 meshkuj dhe 12,801 femra).
Të dhënat tregojnë një tendencë të rritjes së numrit të lindjeve në Kosovë gjatë katër viteve të fundit, duke u stabilizuar mbi 26 mijë lindje në vit.




