Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për vepra penale kundër të drejtave të votimit në komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekzistojnë dyshime për parregullsi dhe mospërputhje në numrin e votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Prokuroria dhe Policia theksojnë se mbeten të përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që shkelin ligjin.
Hetimet në këtë rast bëhen pjesë e një procesi më të gjerë, ku Prokuroritë në të gjithë vendin janë aktivizuar për të zbuluar dhe ndëshkuar parregullsitë zgjedhore, të cilat kanë rezultuar edhe me aksione në disa qytete.




