Eugen Cakolli, nga Shoqëria Civile, tha se deputetët që dolën me vota të dyshuara gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit duhet të largohen vetë për arsye morale, edhe pse ligji nuk mund t’u marrë mandatin pa vendim gjyqësor të formës së prerë.
Ai shtoi se partitë mund të kërkojnë largimin e tyre për të mbrojtur integritetin zgjedhor.
Ndërkohë, hetimet për manipulime me vota vazhdojnë në komunat Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë, me dhjetëra persona të ndaluar dhe disa në paraburgim.




