Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar zgjedhjen e fundit në LDK, duke thënë se Kuvendi i partisë prodhoi “patericën e ardhshme të pushtetit autoritar”, duke iu referuar Lumir Abdixhikut.
Molliqaj theksoi se deklarimi i Abdixhikut për gatishmërinë për t’u “marr vesh për presidentin” nuk i shërben as LDK-së, as Kosovës, por vetëm partisë në pushtet. Ai shtoi se qasja e re e LDK-së e shndërron partinë në një instrument politik për të ndihmuar Kurtin, duke ofruar mbështetje menjëherë pas votëbesimit.




