Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka theksuar se shteti i Kosovës ndërtohet mbi besimin në kombin dhe aleatët strategjikë, duke veçuar SHBA-në, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka theksuar se nuk ka vend për projekte që dobësojnë shtetin dhe se angazhimi mbetet për transparencë, sundim të ligjit dhe politika zhvillimore që forcojnë institucionet dhe sigurojnë një Kosovë më të fortë.




