Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për ndarje buxhetore me 99 vota pro, me mbështetje nga Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK dhe Grupi Multietnik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se kjo zgjatje bëhet për të siguruar rrjedhshmëri të pagesave gjatë muajve pa buxhet të miratuar, sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.
Përkrahësit nga partitë opozitare dhe grupet parlamentare theksuan se votimi për këtë vendim është i nevojshëm për të garantuar funksionimin e shtetit dhe pagesat e rregullta.




