
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarës së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.
Ajo deklaroj se Gjykata Speciale nuk mund të ishte në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë së dëshmitarëve,deklaratë të cilën OVL-UÇK-së e hedh poshtë duke e cilësuar të pavërtetë dhe të pabazuar.
Në reagim OVL-UÇK-së përmend disa fakte
“1) Që nga viti 1999, në Kosovë janë zhvilluar me dhjetëra gjykime ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i dhe më vonë edhe nga gjykatat vendore.
2) Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre.
3) Ky realitet fakton qartë se ka ekzistuar atmosferë për gjykime edhe në Kosovë, madje edhe në kohë shumë më të ndjeshme se sot, menjëherë pas luftës, kur emocionet dhe pasojat ishin ende të freskëta.
Në reagim tutje theksohet se pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në Kosovë.