Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është dorëzuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës, përmes angazhimit të veprimtarit Sali Bislimi dhe kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Rezoluta është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke fituar mbështetje më të gjerë, përfshirë nga deputetët e Asamblesë Federale të Zvicrës.
Bislimi dhe Gucati theksuan se ky është një hap simbolik për respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe një proces të paanshëm.




