Republika e Kosovës është ndërtuar mbi kontributin e paepur të qytetarëve dhe mbështetjen e miqve perëndimorë.
Një nga detyrat kryesore të kësaj aleance është ruajtja e trashëgimisë së luftës së pastër dhe e të drejtës për të qenë shtet i pavarur.
Udhëheqësit e Kosovës, aktualisht në Hagë, kanë përballuar sfida të vështira dhe, ndryshe nga shumë të tjerë në rajon, nuk kanë shmangur përballjen me drejtësinë ndërkombëtare, duke besuar në drejtësinë e luftës për liri.
“Kjo është sfida e fundit dhe jam e bindur se do të dalim fitimtarë ndaj çdo përpjekjeje për të njollosur vendin tonë, udhëheqësit dhe luftën tonë heroike,” tha një përfaqësues zyrtar.




