Njësia për Realizimin e Urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arrestuar një person të kërkuar, V.C., 69 vjeç, i dënuar me 2 vite burg për tentim vrasje.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale.




