Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) raporton rritje të kostove në sektorin bujqësor për periudhën 2020–2025.
Sipas të dhënave, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi për vitin 2025 shënoi rritje prej 1,1% për grupin Input 1 dhe 2,4% për Input 2, duke bërë që indeksi i përgjithshëm të rritet 1,7% krahasuar me vitin 2024.
Krahasimi afatgjatë tregon rritje më të madhe: nga viti 2020 deri në 2025, Input 1 u rrit 28,5%, Input 2 59,5%, ndërsa indeksi i përgjithshëm 42,0%.
Inputet ndahen në dy kategori: mallrat dhe shërbimet për konsum të drejtpërdrejtë bujqësor (Input 1), si farërat, plehrat, pesticidet dhe ushqimi për kafshë, dhe mallrat/shërbimet për investime bujqësore (Input 2), përfshirë makineritë, ndërtesat dhe infrastrukturën e fermave.
Të dhënat janë mbledhur nga barnatore bujqësore, farmaci veterinare, tregje dhe kompani ku këto produkte janë të disponueshme.




