Sulmuesi i Sivasspor dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident automobilistik në Sivas, Turqi.
Futbollisti u transportua menjëherë në spital për kontroll mjekësor dhe qëndroi nën vëzhgim.
Sipas informacioneve të para, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme.




