Trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahovic, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur në malin e Hajlit.
Trupin e ka zbuluar malësori Semir Kardović, pjesëmarrës në operacionin e kërkim-shpëtimit. Pas konstatimit, autoritetet përkatëse u njoftuan menjëherë dhe kanë dalë në terren për të nisur procedurën hetimore.
Operacioni i kërkimit për Fetahoviqin ishte nisur dje, menjëherë pas raportimit të zhdukjes së tij.




