Napoli po shqyrton mundësinë e shitjes së mesfushorit Scott McTominay në verën e ardhshme për arsye financiare.
I ardhur nga Manchester United në 2024, McTominay ka treguar formë të shkëlqyer në Serie A me gola dhe paraqitje vendimtare.
Shifra e pritur për transferimin e tij është rreth 80 milionë euro, ndërsa rikthimi në Premier League, me Manchester Unitedin në garë, shihet si një mundësi reale për sezonin e ardhshëm.




