Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin ndërpartiak me kryeministrin Albin Kurti është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, si dhe tema të tjera me interes shtetëror.
Sipas Abdixhikut, para institucioneve janë dy rrugë: arritja e një konsensusi politik mes faktorëve kryesorë në vend brenda nëntë ditëve të mbetura nga afati kushtetues, ose një marrëveshje klasike politike mes partive. Në të dyja rastet kërkohen dy të tretat e votave në Kuvend.
Ai theksoi se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë, por vetëm për mënyrat e zgjidhjes së situatës, ndërsa palët pritet të vazhdojnë takimet në ditët në vijim./EO/




