Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së Ministrit në Detyrë të Ekonomisë Hekuran Muratit i cili pati thënë se ka rritje rekord të qarkullimit të bizneseve.
Sipas Muharremit, kjo rritje rekord nuk paraqet përmirësimin e jetës së qytetarit por tregon një ekonomi që po mbahet mbi borxhin familjar dhe kreditë bankare.
“Një pjesë e madhe e ‘përballimit’ të çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave… por nga rritja e kredive dhe borxhit”, ka thënë ai.




