Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se së shpejti do të hapë konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj, për moshat 18–25 vjeç.
Afati i aplikimit është nga 2 deri më 27 mars, ndërsa procesi kryhet online përmes platformës zyrtare të rekrutimit. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në uebfaqen e ministrisë.




