Në QMF–Dardani u organizua Këshillimorja e dytë për menaxhimin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, pas asaj të parë në QKMF.
Programi ofron edukim dhe promovim shëndetësor për pacientët me diabet, hipertension dhe astmë, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kujdesit afatgjatë për qytetarët.
Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e sistemit shëndetësor.




