Një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi, feston sot ditëlindjen, duke dëshmuar edhe një herë se energjia dhe karizma e tij mbeten të pandryshueshme ndër vite.
Aktori i mirënjohur gjakovar tregoi se për të mosha është thjesht një numër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shfaq në formë të shkëlqyer fizike, ai e uroi veten me një batutë epike, besnike ndaj stilit të tij karakteristik.
Me humorin që e dallon, Radogoshi theksoi se vitet “janë të buta” dhe se nuk ka nevojë “të mbahet nga askush”, duke lënë të kuptohet se gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon të jetë po aq energjik si gjithmonë.




