Blerand Stavileci, pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për qëndrimet e partisë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Diskutuam kryesisht për parimet dhe qëndrimin që do të mbajë kryetari i partisë. Të gjitha strukturat e PDK-së janë në përputhje me këto qëndrime, pothuajse unanimisht,” tha Stavileci.
Ai shtoi se nuk është diskutuar për një emër të caktuar, por për parimet që do të ndiqen. PDK synon të sigurojë stabilitet shtetëror, institucional dhe baraspeshë pushtetesh e pozitash.
“PDK do të vazhdojë të angazhohet që shteti dhe institucionet të jenë të qëndrueshme, me parime të qarta dhe baraspeshë institucionale,” deklaroi ai./EO/




