Një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë përfshirë edhe dy fëmijë janë plagosur nga sulmi ajror që Rusia ka kryer në Lozova të Ukrainës.
Ky sulm shkaktoi dëme në infrastrukturën hekurudhore të qytetit, që është qendër e transportit për rajonin e Harkivit që gjendet në kufi me Rusinë – tha operatori shtetëror i hekurudhave, Ukrzaliznytsia, përmes një njoftimi.
“Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar… Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e luftës”, tha kreu i Këshillit të qytetit, Serhiy Zelenskiy, përmes një postimi në Telegram.




