Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar me shumicë votash, dhe një abstenim, inicimin e procedurave për auditimin e pasqyrave vjetore financiare të Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Në mbledhje u bë e ditur se pasqyrat vjetore financiare të ZKA-së janë miratuar për vitet 2024, 2025 dhe 2026.
Po ashtu, anëtarët e komisionit miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më 19 shkurt 2026, si dhe fushëveprimin e Komisionit.




