Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu i kanë kërkuar gjyqtarit të vetëm në çështjen e tyre gjyqësore ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht.
Megjithatë, në seancën e së martës nuk u elaboruan kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e të akuzuarve.
Lidhur me këto kërkesa pati kundërshtime nga Prokuroria, e cila u obligua që në vijim të paraqesë më gjerësisht argumentet e saj.
Gjatë seancës, Hashim Thaçi, i pranishëm përmes video-lidhjes, u ankua për mungesë të përkthimit.
Në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.




