Raportime nga Iran bëjnë të ditur se avionë luftarakë amerikanë dhe izraelitë kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj disa objekteve ushtarake dhe të sigurisë në qytete të ndryshme të vendit.
Sipas burimeve, në shënjestër kanë qenë selia e Inteligjencës së Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) në Urmia, Gjykata Revolucionare dhe Publike në këtë qytet, baza “Unity” e IRGC-së në Paveh, si dhe i ashtuquajturi “qyteti i raketave” në Najafabad, në veri të provincës së Isfahan.
Ndërkohë, raportimet flasin për fluturime të vazhdueshme të avionëve luftarakë edhe mbi zona të ndryshme të Tehran, Shiraz dhe Isfahanit.




