Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes Stacionit Policor në Gjakovë – Sektori i Hetimeve, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, po zhvillon procedura hetimore për një ngjarje të ndodhur më 12 tetor 2025 në një qendër tregtare në Gjakovë, ku dyshohet të jenë kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”.
Megjithëse janë ndërmarrë veprime hetimore, identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar.
Për rritjen e efikasitetit të hetimeve, Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar.
Fotografia e personit është bashkangjitur njoftimit.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:
• Numrit emergjent 192,
• Stacionit policor më të afërt,
• E-mailit zyrtar: [email protected].
Policia e Kosovës garanton trajtimin me konfidencialitet të plotë të çdo informacioni të dhënë dhe veprim në përputhje me legjislacionin në fuqi.




