Në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kosovë do të mbahen homazhe, seanca solemne, ekspozita dhe programe artistike nga data 5 deri më 7 mars, përfshirë aktivitete në Prekaz, Skënderaj dhe institucione të ndryshme arsimore e kulturore.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon ekspozita dokumentare dhe fotografike për të kujtuar ngjarjet historike dhe ditët e zjarreve në Prekaz.




