Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.
Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbanin slogane nacionaliste dhe nxitëse si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”. Pas identifikimit të rastit, ambasada ka njoftuar autoritetet gjermane, ndërsa policia pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse për hetimin dhe identifikimin e përgjegjësve.
MPJD ka dënuar fuqishëm aktin e vandalizmit dhe gjuhën e urrejtjes, duke theksuar se veprime të tilla bien ndesh me normat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike dhe dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.




