E Anu Prattipati, E Ngarkuara me Punën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka zhvilluar një takim me Elbert Krasniqi.
Sipas njoftimit të ambasadës, ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Kosovës, si dhe për mbështetjen e qeverisjes lokale që shërben të gjitha komunitetet. Ambasada theksoi se institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive janë themeli i stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal.




