Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti sot shefin e zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë sfidat e reja dhe kërcënimet hibride. U theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve në sigurinë kibernetike, shkëmbimit të ekspertizës dhe ndërtimit të mekanizmave të përbashkët të mbrojtjes.
Po ashtu, u trajtua bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve moderne që kontribuojnë në gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë institucionale. Ministria e Mbrojtjes vlerësoi Luksemburgun si partner të çmuar dhe konfirmoi përkushtimin për thellimin e partneritetit përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit afatgjatë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit.




