Tre persona janë arrestuar në lidhje me sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, ndër ta edhe reperi i njohur me nofkën Mossi.
Sipas burimeve zyrtare, rasti ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa organet e rendit dhe prokuroria janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I dyshuari kryesor, i njohur si Mossi, dyshohet se përveç sulmit fizik ka bërë edhe kërcënime publike ndaj gazetarit, para se të arrestohej.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.




