Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është i gatshëm të kandidojë për postin e presidentit, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja dhe bllokimi i institucioneve.
Ai tha se po ofrohet si kundërkandidat i Glauk Konjufca dhe u bëri thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës që t’i japin 30 nënshkrimet e nevojshme për ta formalizuar kandidimin.
Sipas tij, kjo iniciativë synon të sigurojë dy kandidatë në garë për postin e presidentit dhe të shmangë një tjetër cikël zgjedhjesh në vend.




