Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit janë “proces komplet jo-kushtetues”.
Ai tha se komisioni do të shqyrtojë nëse do të marrë pjesë në seancë për të dhënë qëndrimet e tij, por e konsideron seancën si të papranueshme. Gruda theksoi se qëndrimi i Partis Demokratike të Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se ata nuk do të votojnë për një kandidat të një force politike që ka fituar 50% të votave.




