Ish-komandanti i UÇK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se çdo shqiptar duhet ta dijë se Prekazi dhe varrezat e dëshmorëve janë vende të shenjta për historinë e Kosovës.
Në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, ai theksoi rëndësinë e vizitës në Prekaz dhe kujtimit të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit.
Kastrati u shpreh se lufta e UÇK-së duhet të përfshihet në kurrikulat mësimore, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë dhe sakrificat për lirinë e Kosovës. Sipas tij, liria nuk ka ardhur rastësisht, por si rezultat i përpjekjeve dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë, si dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.




