Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për standarde të dyfishta në vendimmarrjen shtetërore.
Hoti tha se deklarata e Rashiqit “zhvesh plotësisht” Kurtin nga retorika që ka përdorur për vite me radhë lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit. Ai kujtoi se më parë ky vendim është cilësuar si “tradhti” dhe “falje e tokës për manastirin”, ndërsa tani, sipas Rashiqit, vendimi ishte shumë i thjeshtë.
“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër. Kaq ‘serioze’ është vendimmarrja shtetërore e Kurtit – hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, theksoi Hoti.




