Presidenti Amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv duke goditur Indinë me një tarifë shtesë 25%, për blerjet e naftës ruse.
Kjo tarifë shtesë do ti kushtojë Indisë tarifë totale prej 50%.
Tarifa e re do të jetë “efektive në lidhje me mallrat e futura për konsum ose të tërhequra nga depoja për konsum, më ose pas orës 12:01 të mëngjesit sipas orës lindore të ditës, 21 ditë pas datës së këtij urdhri”, thuhej në urdhrin ekzekutiv.
Presidenti amerikan kishte paralajmëruar më parë se do të rriste taksat, duke thënë se Indisë “nuk i intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës”.




