Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit, ka komentuar draft-raportin e KE-së për Kosovën, duke e quajtur vitin 2025 “të humbur për Kosovën, por të fituar për VV-në”.
Ai kritikoi VV-në dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokimin e institucioneve dhe përfitimin elektoralisht pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se edhe viti 2026 mund të jetë i ngjashëm për shkak të mënyrës së qeverisjes.




