Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se është arritur dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Orav tha se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës dhe se është rënë dakord për zbatimin e ligjit me disa hapa shtesë, veçanërisht për regjistrimin e serbëve të Kosovës dhe dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit.
Ai shtoi se diskutimet lidhen edhe me procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe shprehu shpresën që çështjet e brendshme të zgjidhen sa më shpejt.




