
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “DEFENDER Europe 2025”
Osmani falenderoj dhe përgëzoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për rezultatin e arritur, si dhe Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.
E para e shtetit tha se ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.
“FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, shkruan Osmani